E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ankohet xhaxhai i nxënësit nga Vushtrria: Mësuesi ia ka ngreh nipit aq shumë veshin, sa që i ka rrjedh gjak

- Advertisement1-

Një mësimdhënës i biologjisë në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Druar të Vushtrrisë po dyshohet se ia ka tërhequr veshin një nxënësi të klasës së shtatë.

Në lidhje me rastin janë duke u marrë edhe Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Xhaxhi i fëmijës që dyshohet se është rrahur nga mësuesi, Basri Ademi në një bisedë për KALLXO.com po pretendon se mësuesi ia ka “ngreh veshin” nipit të tij.

“Dje arsimtari ka hyrë në klasë, para se me hy në klasë, dikush i ka rënë bankës, nja dy nxënës të tjerë ia kanë lënë fajin djalit. Kur (arsimtari) ka hy, ka pyet kush ka kërsitë? Ata i kanë thonë që djali” – shpjegon Ademi i cili thotë se më pas mësimdhënësi ia ka tërhequr djalit veshin.

“Edhe u shku direkt ia ka kap veshin. Ia ka ngrehë aq shumë sa që ka pas rrjedhje edhe ënjtje në vesh. Ka dalë djali nga klasa, ka qëndruar nëpër oborr të shkollës, nuk shkon kurrfarë as drejtor, as kujdestar, nuk është marrë kurrkush me të” – është shprehur xhaxhai i djalit i cili ka thënë se më pas djali ka telefonuar për të treguar se çfarë ka ndodhur dhe se kur xhaxhai është informuar për këtë gjë ai ka shkuar ta marrë djalin në shkollë.

“Unë kam shku në shkollë, kur kam shku djali kish qenë në oborr të shkollës, bashkë me të kish qenë edhe kujdestari se ata kur ka thirrë djali e kanë marrë vesh ata se çka u bo” – thotë xhaxhai i nxënësit të klasës së shtatë.

Sipas tij, arsimtari kujdestar i nipit të tij kishte kërkuar që “të mos e bëjnë të madhe këtë punë”.

“Kur e pashë djalin që e ka veshin e ënjtur, duke i rrjedhur gjak, e kam dërguar në emergjencë, pastaj e lajmëruam rastin në Polici” – tregon xhaxhi i tij.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nuk po mundet me flejt djali, po tutet….Jam shumë i dëshpëruar edhe me drejtoreshën edhe me kujdestarin…” – ka thënë Ademi.

“Drejtoresha më thoshte ‘Pse nuk po vjen në shkollë me bisedu e me ia falë se nuk është bërë nami’. Unë i thash ‘drejtoreshë, jam duke e dërguar djalin për ta trajtuar tek mjekët prej ditës së djeshme’.  Do farë fjalësh shumë palidhje më janë dukur” – thotë ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...

Klasa IV-1 në shkollën “Dardania” në Prishtinë me program madhështor për 28 Nëntorin

Festa e 28 Nëntorit po shënohet në mbarë shkollat shqipe, me programe festive ku...

28 NËNTORI – në çdo shkollë po organizohen aktivitete për flamurin kuqezi

Mesazhi nga ministrja e Arsimit në Shqipëri. Ogerta Manastirliu: 🇦🇱🦅Në prag të Festave të Nëntorit,...