Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se edhe pas pezullimit të grevës po mungon dialogu i mirëfilltë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ai thotë se i kanë bërë kërkesë e thirrje për dialog, çka edhe i kanë dërguar shkresa zyrtare, por se nuk po i takon.
“Edhe këtyre muajve pas pezullimit të grevës qeveria ende heziton të bëjë dialog të mirëfilltë. Kam kritika të mëdha për Nagavcin, pasi që nga pezullimi i grevës por edhe gjatë grevës, ende nuk ka gjetur kohë të takohemi edhe pse i kemi bërë thirrje e shkresë zyrtare të bisedojmë për çështjet që lidhen me arsim dhe asnjëherë nuk e ka pa të udhës që të takohet dhe ky barrikadim nuk është i drejtë”, ka thënë Jasharaj për KP.
Sipas tij mungesa e dialogut shton tensionet.
“Kurdo që mungon dialogu, shtohen tensionet dhe krijohen pastaj kërkesa në terren çka tutje dhe fatkeqësisht po vinë kërkesat edhe për grevë”, ka thënë Jasharaj.