Ankohet profesori për pagën që merr: Jetoj me qera, nuk mund të blej shtëpi

- Advertisement -

Erison Karamani është një pedagog i ri, që ka lënë Beratin për të dhënë mësim në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë.

- paragrafi 1 -

25 vjeçari ka rrëfyer se rroga e tij është 600 mijë lekë të vjetra dhe se jeton me qira.

- Advertisement -

“Aktualisht unë marrë 600 mijë lekë. Unë jam i ardhur në Tiranë, pra nuk kam shtëpinë time, jetoj me qira. Gjysma e rrogës më shkon tek qiraja, duhet të heq jetesën time, veshjet. Kostoja e jetesës në Tiranë dihet sa është. Edhe para krizës ishte e vështirë, imagjino tani me këtë rritje që kanë pësuar çmimet”, ka thënë pedagogu për Euronews.

Pedagogët bojkotuan sot për të dytën herë mësimin, duke parashtruar një sërë kërkesash, mes tyre më e rëndësishmja rritja e rrogave.

Ndërkohë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha që rritja e pagave do të bëhej deri në 15 %.

- Advertisement -

“Universiteti 7% do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre dhe ky vendim nxit rritjen e performancës”, tha ministrja.

Ndërkohë një pedagog i Shkencave të Natyrës tha se, nuk do të pranojnë 15% rritje rroge, pasi barra do t’u bjerë studentëve më pas.