Ankohet prindi nga Mitrovica: “Mësuesja Nafije Rexha na i la fëmijët pa mësim

- Advertisement -

Njëra nga mësueset më në zë në Mitrovicë ka qenë Nafije Rexha në shkollën “Abdullah Shabani”, e cila çuditërisht më nuk po jep mësim.

- paragrafi 1 -

Klasa e 3-të tani, me cilën ajo e kishte nisur klasën e parë në kohë pandemie kishte pasur shumë mungesa dhe probleme, por ishin tejkaluar për të mirë, ndërsa tani sërish janë shfaqur probleme për këtë gjeneratë, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Por mëseusja Nefije Rexha ka disa ditë që nuk po shkon në shkollë, duke i lënë nxënësit në mëshirën e të tjerëve.

Prindërit janë ankuar shumë për këtë veprim të mësueses, e cila i ka lënë fëmijët e tyre pa paralajmërim, ndërsa sot ata po mësohen nga kush po munden.

“Çdo dite po jau ndërrojne msueset tash, bile sot msim ju ka majt edhe drejtori, po i lshojne ma heret, u ra displina, fmija dojne me na shku posht”, ka shkruar ky prind.

- Advertisement -

Ndryshe, Nafije Rexha është edhe asambleiste e PDK-së në Kuvendin e Mitrovicës, dhe nuk dihet nëse ka gjetur ndonjë angazhim në Komunë, por veprimi i saj për lënien e fëmijëve në “gjysmën e rrugës” është kritikuar shumë.

Mësuesja nuk dihet nësa ka marrë ndonjë pozitë në ekzekutiv, por ajo mund ta ketë zgjedhur që ta ruaj edhe vendin e punës që pas një kohe të kthehet sërish, pasi drejtoria e arsimit nuk ka dërguar deri tani asnjë mësimdhënëse.