Ankohet një prind: Subvencionimi nga MASHT 110 euro, vlera e faturës për libra e materiale shkollore më doli 128.30 euro

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një faturë që ja ka dërguar një prind, në të cilën shihet se subvencionim nga MASHT-i për fëmijën e klasës së tetë ka pranuar 110 euro, por materialet shkollore i kanë kushtuar 128.30 euro, pra saktësisht 18 euro e 30 cent më shumë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtoresha thotë se fatura i mbulon vetëm tekstet shkollore, pa materialet e tjera shkollore.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Një ditë para fillimit të vitit shkollor 2024-2025.

Kjo është fatura e dërguar nga një prind, fëmija i të cilit është në klasën e tetë.

- Advertisement -

Fatura i mbulon vetëm tekstet shkollore pa materialet të tjera shkollore.

Vlera e faturës është 128.30 €, ndërsa subvencionimi është 110.00 €.