E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

- Advertisement1-

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë disa nga problemet që hasin në përditshmëri studentët e Universitetit të Prishtinës që banojnë në konviktet në Prishtinë.

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka tetë konvikte me kapacitet për 3.865 studentë.

- Advertisement -

Financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga të hyrat vetjake që paguajnë studentët.

Buxheti vjetor i Qendrës për vitin 2023, i ndarë nga shteti i Kosovës, është rreth 5.4 milionë euro.
Në këtë qendër mund të jetojnë studentët e rregullt të studimeve bazë nga komunat të paktën 25 kilometra larg Prishtinës, të cilët e kanë mesataren mbi 9.00.

Por, studentët me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, nuk janë të kënaqur me kushtet të cilat i ofron kjo qendër.

Konvikti numër 5 po cilësohet si një nga më të vjetërit dhe me kushte më të dobëta.

Studentja Floriana Alija, e cila jeton në këtë konvikt, thotë se fakti që të gjitha vajzat ndajnë banjë kolektive e bën më të vështirë menaxhimin e saj.

“Pastrohen, por vetëm një herë, më së shumti dy herë në javë. Korridoret po ashtu nuk pastrohen, kur hynë në katin e parë, e sheh që nuk është diçka në rregull se vjen shumë erë e keqe prej banjave. Ndriçim nuk ka në banja… janë munduar për t’i rregulluar pak, edhe dyert nuk mbylleshin, shumica e dyerve të banjave nuk mbyllen fare”, u shpreh 21-vjeçarja për Radio Evropa e Lirë.
Edhe studentja E.Ç, e cila po ashtu banon në konviktin numër 5, përveç shqetësimit për mungesën e higjienës në banja, u ankua edhe për internetin jo të rregullt, pasi kjo i paraqet vështirësi për të kryer angazhimet universitare.

“Uji i nxehtë në banja që nuk është 24/7, por është prej orës 08:00 deri në 17:00 më duket”, u shpreh 18-vjeçarja për REL-in.

Studentët tregojnë se në raste kur ka mungesë të internetit, që sipas tyre ndodh shpesh, detyrohen që të abonohen në pako interneti mobil, ndërsa gjatë kohës kur nuk ka ujë të ngrohtë, pavarësisht situatës urgjente, ata duhet të presin deri në ditën e nesërme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën...

Mësuesja nga Zagrebi, një shembull i guximit dhe njerëzores së kohës

Në një kohë kur lajmet për sfida në TikTok dhe trende të tjera mbushin...

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...

Vdes nxënësi Albatrit Murseli nga Cermjani i Gjakovës

Ka vdekur nxënësi Albatrit Murseli, nxënës i shkollës " Ali M. Hasi", në Cërmjan...