E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ankohen studentët e UP-së: Profesorët po na imponojnë t’i blejmë librat e tyre

- Advertisement1-

Dukuri shqetësuese e konsiderojnë studentët atë që e quajnë imponim të profesorëve të Universitetit të Prishtinës për t’i blerë librat e tyre autorialë.

Sipas tyre, jo rrallëherë, studentët penalizohen nëse nuk i blejnë ato libra, duke mos i lënë të hyjnë në provime e duke u hakmarrë edhe në nota.

- Advertisement -

Ndërkaq, nga shumica e dekanëve dhe nga Rektorati kanë bërë të ditur se nuk janë të njoftuar që ka raste të tilla.

Imponimi i profesorëve ndaj studentëve për t’i blerë librat e tyre autorialë po konsiderohet shqetësues nga këta të fundit. Ata kanë bërë të ditur se shpeshherë janë dëmtuar në mënyra të ndryshme për shkak se nuk kanë pranuar t’i blejnë librat e botuar nga ta.

Semir Krasniqi, student i UP-së, i cili nuk ka përmendur emra, është shprehur se personalisht ka pasur përvoja të tilla ku profesorët i kanë obliguar t’i blejë veprat e tyre.

Sipas tij, ka pasur raste kur studentëve u është ndaluar pjesëmarrja në provime, si dhe ka pasur hakmarrje edhe në nota për shkak se nuk e kanë blerë librin e X profesorit.

“Kemi pasur raste kur profesorë kanë shpërblyer me notë studentët të cilët kanë marrë literaturën dhe librat e profesorëve, apo në raste të tjera kanë sanksionuar me notë, mbase edhe më keq i kanë privuar nga provimet, do të thotë i kanë lënë në provim për shkak se nuk e kanë marrë librin e tij. Ka pasur raste të tjera kur librat e profesorëve të cilët i kanë sugjeruar apo imponuar kanë qenë të miqve të tyre”, ka thënë ai.

Për këto lloj kushtëzimesh ka folur edhe studentja Blerina Selmani. Ajo ka thënë se rastet e tilla janë të shpeshta në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -rrrrrrr

Literatura bazë që ofrohet nga profesorët shpeshherë është e imponuar në mënyrë direkte dhe indirekte. Përveç që janë detyruar të hyjnë në provime, gjithashtu kjo ka ndikuar të mos rritet nota, do të thotë në ndikimin e notës”, ka thënë Selmani.

Por studentët nuk kanë bërë ankesa për këto raste në dekanate e në Rektorat.

Shumica e dekanëve të UP-së kanë pohuar se zyrtarisht nuk kanë pranuar ndonjë ankesë të tillë në fakultetet e tyre përkatëse.

Se nuk ka pasur ankesa zyrtare ka thënë edhe prodekani i Fakultetit të Mjekësisë, Valon Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se nëse evidentohet një gjë e tillë, do të aplikohen masa ndëshkuese konform Rregullores së Këshillit Etik të UP-së.

“Nëse dikush nga studentët deponon ankesë me dëshmi për një veprim të tillë, me çështjen në fjalë merret Komisioni Disiplinor për personel akademikë i Fakultetit të Mjekësisë të UPHP-së. Ky komision merret me shqyrtimin e shkeljeve të lehta. Nëse shkelja është e rëndë, atëherë rasti dërgohet për shqyrtim në Këshillin Etik të Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Krasniqi.

Përgjigje të njëjtë ka dhënë edhe prorektorja Mimoza Ibrani, e cila është shprehur se nuk janë të njoftuar se kjo dukuri ekziston në Universitetin e Prishtinës.

https://video.gjirafa.com/studentet-ankohen-per-kushtezim-me-blerje-librash-s-i-denoncojne-profesoret

“Shqyrtimi i ankesave të studentëve si shkallë e parë bëhet nga Komisioni i Studimeve në njësitë akademike. Nga njësitë akademike të cilat janë përgjegjëse për organizmin e mësimit dhe përcjelljen e mbarëvajtjes së mësimit dhe provimeve nuk jemi njoftuar se ekziston një dukuri e tillë. Në Rektorat zyrtarisht nuk është pranuar ndonjë ankesë lidhur me dukurinë së cilës ju i referoheni”, ka thënë ajo.

Për shkak se nuk u besojnë organeve të UP-së, studentët prapa kamerës kanë thënë se kjo është arsyeja se pse ata nuk kanë deponuar zyrtarisht ndonjë ankesë. /koha.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Klasa IV-1 në shkollën “Dardania” në Prishtinë me program madhështor për 28 Nëntorin

Festa e 28 Nëntorit po shënohet në mbarë shkollat shqipe, me programe festive ku...

28 NËNTORI – në çdo shkollë po organizohen aktivitete për flamurin kuqezi

Mesazhi nga ministrja e Arsimit në Shqipëri. Ogerta Manastirliu: 🇦🇱🦅Në prag të Festave të Nëntorit,...

VENDIMI: 19 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që studiojnë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e...