E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ankohen prindërit në Malishevë: Libraritë nuk po na i ndajnë librat, po na kërkojnë t’i blejmë me komplet të një shtëpie botuese

- Advertisement1-

Pak ditë para fillimit të procesit mësimor, Ministria e Arsimit njoftoi se shteti më nuk do të bëj blerjen dhe shpërndarjen e librave, por një gjë e tillë tani e tutje do të ndryshojë.

Me vendimin e ri të MASHT prindërit duhet të i blejnë vet librat, ndërsa rimbursimi do të u bëhet nga vet ministria, duke aplikuar nëpërmjet portalit shtetërorë e-kosova.

- Advertisement -

Fill menjëherë pas kësaj, kanë shpërthyer edhe paknaqësit, sidomos nga prindërit.

Në anën tjetër edhe librarit që tani e tutje do të i shesin tekstet shkollore, kanë fillur të luajnë sit ë dojnë me çmimet e librave.

Një prind nga Malisheva ka kontaktuar në adresën e AlbanianEducation.net për të shprehur brengën e tij për mënyrën se si libraritë atje po i shesin librat.

“Në Malishevë te ne janë veç dy librari, dhe kur po shkojmë të blejmë libra të caktuara të një shtëpie botuese, nuk po na i ndajnë, po na thonë duhet me blerë komplet. P.sh. më duhet t’i bleje 4 libra të një shtëpie botuese, po thonë duhet krejt komplet. Kjo është padrejtësi”, ka shprehur brengën një prind që ka dashur të mbetet anonim.

I pyetur nga redaksia se mos bëhet fjalë për librat e Abetares pasi ato nuk mund të ndahen, dhe as në Prishtinë nuk i ndajnë por duhet blerë bashkë, prindi ka mohuar duke thënë se fjala është për libra të tjerë.

Ai ka shtuar tutje se librat po kushtojnë  mbi 60 e 70 euro, ndërsa Ministria e Arsimit ka thënë se do të na subvenciononojnë me 50 euro për libra e 30 për materiale shkollore.

- Advertisement -rrrrrrr

“Librat disa prindërve ju kanë kushtuar mbi 70 euro, vërtetë është bërë lëmsh i madh tek ne”, ka deklaruar ai.

Vlen të theksohet se jo veç në Malishevë, por edhe në komuna të ngjashme ka ankesa nga prindërit qoftë për rritje të çmimeve, qoftë për mungesë të librave, e të ngjashme.

Skandaloze: Libraritë po “fryejnë” çmimet e librave – nuk japin kupon fiskal, prindërit në hall të madh

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...