ANKOHEN PRINDËRIT: “I kam tre fëmijë, paratë ende s’kanë dalë – s’po i pranojnë në shkollë pa libra”

- Advertisement -

Sot është data 3 shtator dhe ende shumë prindërve nuk i kanë dalë 80 eurot për blerjen e librave nga Ministria e Arsimit. 

- paragrafi 1 -

Disa prindërit kanë shkruar në redaksinë e AlbanianEducation, ku kanë shprehur shqetësimin se pagesat po vonohen, ndërsa kanë thënë se në shkolla nuk po i lejojnë pa libra.

- Advertisement -

Një nënë nga një qytet i vendit ka shkruar në median tonë: “A i qesin bre paret për libra? Se unë i kom 3 vajza në shkollë po s’më kanë dalë hiq paret. Në shkollë s’po i pranojnë pa libra!”

Por, ky nuk është rasti i vetëm.

Një nënë tjetër ka shprehur paoshtu shqetësimin se nuk i kanë dalë ende paratë.

- Advertisement -

“Kur dalin paratë, ende nuk kanë dalë, dhe fëmijëve duhet me ua ble librat”.

Kujtojmë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se deri tani 80% e prindërve janë subvencionuar për librat, duke pranuar se ende nuk ju kanë dalë paratë edhe 20% të prindërve.

Megjithatë, ka pasur edhe prindër që kanë shkruar në redaksinë e AlbanianEducation.net ku kanë bërë të ditur se po kanë pengesa në aplikim, dhe Ministria e Arsimit nuk po i hap numrat për ndihmë. /AlbanianEducation.net/.