E martë, 21 Janar, 2025

Ankohen nxënësit e shkollave të mesme në Gjilan, 149 euro për dy netë çmim i pa përballueshëm për ne

- Advertisement1-

Kuvendi komunal i Gjilanit, ka anuluar vendimin e kryetarit Alban Hyseni, për ndalimin e ekskurzionit të cilin e kishte marrë bashkë me këshillin e Prindërve.

Pas këtij vendimi tani janë duke u bërë përgatitjet për ti dërguar nxënësit në ekskurzion, por kanë filluar pakënaqësit ndaj Drejtorisë së Arsimit, me mënyrën e organizimit.

- Advertisement -

Disa nxënës kanë thënë për ‘Radio Star’, se çmimi i cili është vendosur për këtë ekskurzion është i pa përballueshëm dhe kanë kërkuar ritenderim të saj.

Ata më tutje janë shprehur se këtu mund të ndikojë Drejtoria Arsimit dhe të shikojë interesat e nxënësve dhe jo interesat e tjerëve, çmimi 149 euro për dy netë është i lartë, pasi jo të gjithë i kanë mundësit të paguajnë këtë shumë.

Nxënësit kanë ngritur dyshimet e tyre për kurdisje të këtij tenderi, pasi gjitha kompanit të cilat kanë aplikuar e kanë dhënë çmimin e njejt dhe kjo nuk ka mundësi të arrihet, andaj ata apelojnë tek organet kompetente që të marrin masa dhe mos të shkelet e drejta e tyre dhe të përfshihen të gjithë nxënesit dhe të udhëtojnë sëbashku për përfundim të vitit shkollor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...