Ankohen disa studentë, thonë se ende nuk u kanë dalë 100 eurot – çka po ndodh?

- Advertisement5 -

Me 6 tetor kryeministri në detyrë, Albin Kurti pati konfirmuar se janë procesuar 100 eurot për grupin e parë.

- paragrafi 1 -

Ai pati thënë se pjesa e mbetur e aplikuesve do të shqyrtohen gjatë ditëve në vijim.

- Advertisement -

“Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim. Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, kishte deklaruar Kurti.

Por kur kanë ikur më shumë se 2 muaj, ende nuk ka një njoftim nga qeveria në detyrë për ekzekutimin e mjeteve për grupin e dytë të studentëve.

Disa studentë në rrjete sociale kanë treguar se ende nuk i janë dalë 100 eurot.

- Advertisement -

Më poshtë mund të shihni disa komente që kanë bërë disa nga studentët që ende nuk i kanë marrë 100 eurot nga qeveria në detyrë.

100