E martë, 25 Shkurt, 2025

ANKETA tregon kush është fajtori për rezultatet e dobëta në PISA: 51% thonë nxënësit, 29% prindërit, 20% mësimdhënësit

- Advertisement1-

Rezultatet e dobëta të sistemit arsimor të Kosovës në vitin 2018 në PISA, testin ndërkombëtar për vlerësim të nxënësve, u bë dhe vazhdon të jetë një nga temat më të mëdha të diskutimit në fushën e arsimit në Kosovë.

Për të parën herë, sistemi arsimor i Kosovës iu nënshtrua këtij testi në vitin 2015, ku doli e treta nga fundi, ndërsa në 2018 u ngjit veç një vend më lart, duke qenë e katërta nga fundi i listës.

- Advertisement -

Testi PISA i matë aftësitë e nxënësve të moshave 15 dhe 16-vjeçare për t’i zbatuar njohuritë në praktikë e këtu sistemi arsimor i Kosovës doli nën mesataren e vendeve të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD).

Testi PISA që mbahet çdo tri vjet, nuk u mbajt në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid-19.

Testi PISA u mbajt në periudhën korrik-shtator 2022 dhe të njëjtit ju nënshtruan rreth 6,300 nxënës nga secili prej 85 vendeve pjesëmarrëse, përfshirë edhe Kosovën.

Rezultatet e para priten të dalin tek në dhjetor të vitit 2023.

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë se kush është fajtori për rezultatet e dobëta të nxënësëve kosovarë në dy teste të PISA-s: Nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe opcioni Nuk e Di.

Lexuesit e AlbanianEducation.net fajtorë kryesorë kanë lënë nxënësit.

- Advertisement -rrrrrrr

51% e lexuesve janë përgjigujr se fajtorë janë nxënësit

29% e lexuesve janë përgjigjur se fajtorë janë prindërit

20% e lexuesve janë përgjigjur se fajtorë mësimdhënësit.

/AlbanianEducation.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...