ANKETA: Mësimdhënësit thonë se në janar duhet të ketë grevë nëse nuk rriten pagat e tyre

- Advertisement -

Viti i ri shkollor do të nis normalisht, pasi SBASHK-u thotë se nuk kanë ndonjë vendim për protesta apo greva, ndonëse një gjë e tillë ishte paralajmëruar.

- paragrafi 1 -

Megjithatë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se me kohë kanë paralajmëruar Qeverinë në lidhje me kërkesat e tyre, duke mos përjashtuar veprime sindikale nëse ato nuk plotësohen.

- Advertisement -

“Ne gjatë shtatorit do ta kemi takimin e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe ata janë përfaqësues, po them të gjithë të punësuar në arsim që nga çerdhet deri në universitet dhe ata do të sjellin mendimet e bazës të anëtarësisë dhe cilitdo qoftë vendimi i Këshillit Drejtues ne si staf, si Kryesi e SBASHK-ut do ta respektojmë”, tha Jasharaj.

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me pyetjen: Mësimdhënës/e, nëse nuk ua rritin pagat deri në fund të vitit, a jeni pro mbajtjes së grevës në prag të gjysmëvjetorit të dytë?

73 % janë përgjigjur për mbajtjen e grevës

- Advertisement -

27 % janë përgjigjur kundër grevës