E diel, 19 Janar, 2025

ANKETA| Mësimdhënësit: Grevë pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë nëse nuk plotësohen kërkesat tona

- Advertisement1-

SBASHK ka nisur një peticion në shkolla përmes të cilit kërkon nga mësimdhënësit të deklarohen nëse janë për veprime sindikale, nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, siç janë nënshkrimi i Kontratës Kolektive dhe negocimi i vlerës së koeficientit të pagave për vitin 2025, AlbanianEducation.net.

“Me nënshkrimin tim, vullnetarisht deklaroj se në qoftë se më së largu 10.11.2024 dështojnë përpjekjet që më dialog social në mes të SBASHK dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të arrihet pajtueshmëri, që të realizohen kërkesat tona si anëtarë të SBASHK-ut për:

  1. Nënshkrimin e Kontratës Kolektive të Arsimit në Kosovë të dorëzuar në MASHTI me datën 02.10.2024
  2. Negocimin e vlerës së koeficientit të pagave për vitin 2025.
    Obligohet Kryetari i SBASHK-ut, që duke u bazuar në Ligjin për organizimin sindikal dhe Ligjin për Grevën, të filloj menjëherë veprimet e përshkallëzuara sindikale, duke mos përashtuar edhe grevën e përgjithshme, ashtu siç thuhet në ligjet e lartcekura deri në realizimin e kërkesave tona.

    - Advertisement -

    Gazeta Online AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit të cilët shumica janë mësimdhënës/e u pyetja ka qenë: Mësimdhënës/e, a jeni për nisjen e grevës pas përfundimit gjysmëvjetorit të parë nëse nuk ju plotësohen kërkesat?

    81% e mësimdhënësve janë përgjigjur ‘PO’
    19% e mësimdhënësve janë përgjigjur ‘JO’

     

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...