Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) ka kohë që bën thirrje për rritjen e pagave të mësimdhënësve.
SBASHK ka paralajmëruar se pas formimit të Qeverisë së re, nëse Ministria e Arsimit nuk dialogon me ta, atëherë do të nisin veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën.
AlbanianEducation.net që merret ekskluzivisht me arsim ka realizuar një anketë me lexuesit e saj ku i ka pyetur: Sa duhet të bëhet paga e mësimdhënësve: 1 mijë apo 1500 euro?
91% e lexuesve janë përgjigjur se paga e mësimdhënësve duhet të bëhet 1500 euro, kurse 9% e lexuesve janë përgjigjur se paga duhet të bëhet 1 mijë euro.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara