E shtunë, 22 Shkurt, 2025

ANKETA: ‘JO’, mësimdhënësit nuk duhet të testohen për pagë më të lartë

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) pati premtuar se në qershor do të nisë testimi për mësimdhënësit për t’u pajisur me licencë të avancuar. Por ky proces, që siguron edhe pagë më të lartë, ende nuk ka filluar.

Në Ministri të Arsimit kanë thënë për KOHËN se gjatë javës së ardhshme do të hapet thirrja për aplikim, për mësimdhënësit që dëshirojnë t’i nënshtrohen provimit kualifikues.

- Advertisement -

“Grupi punues tashmë ka finalizuar draftmanualin për licencimin e mësimdhënësve dhe në veçanti për licencën e avancuar. Në fillim të javës së ardhshme do të hapet edhe faqja me të gjitha të dhënat për aplikim. Aplikimi do të bëhet në Platformën e-Kosova. E gjithë kjo në funksion të një sistemi të qëndrueshëm të licencimit për mësimdhënësit”, është thënë në përgjigjen e MASHTI-t.

AlbanianEducation.net ka relziuar një anketë më lexuesit e saj që janë kryesisht mësimdhënës për t’i pyetur nëse duhet apo jo të testohen mësimdhënësit për pagë më të lartë?

76% e lexuesve kanë thënë se ‘JO’ mësimdhënësit nuk duhet të testohen për pagë më të lartë

24% e lexuesve kanë thënë se ‘PO’ do duhet të testohen mësimdhënësit për pagë më të lartë

Provimi për licencë të avancuar fillimisht do të zhvillohet për mësuesit klasorë dhe për ata të lëndës së gjuhës shqipe dhe të matematikës. Në provim do të vlerësohen njohuritë e mësimdhënësve lidhur me lëndën, si dhe aspekti pedagogjik e didaktik i punës.

- Advertisement -rrrrrrr

©AlbanianEducation.net

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...