E shtunë, 18 Janar, 2025

ANKETA: Fakulteti i Edukimit të ketë kritere më të ashpra në ‘prodhimin’ e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Fakulteti i Edukimit është vendi nga formohen tërësisht mësimdhënësit e parafillores dhe fillores, ndërsa mësimdhënësit e shkollës së mesme të lartë (klasët prej 10 deri në 12) formohen tërësisht në fakultetet tjera të UP-së.

Por jo rrallë herë është deklaruar nga njohës të arsimit se gjeneratat e reja të mësimdhënësve nuk janë të përgatitur si gjeneratat e mëhershme, andaj kjo ka qenë si një lloj ‘kërkese’ në heshtje për Fakultetin e Edukimit të mos prodhojë mësimdhënës të rinj nëse nuk e meritojnë, pasi janë nxënësit ata që do ta pësojnë.

- Advertisement -

Gazeta Online AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit e saj ku i ka pyetur: Fakulteti i Edukimit që ‘prodhon’ mësimdhënës a duhet të ketë krietere më të ashpra?

94% e lexuesve janë përgjigjur në opsionin ‘PO’

5% e lexuesve janë përgjigjur në opsionin ‘JO’

1% e lexuesve në opsionin ‘Nuk e di’.

Ditë më parë Fahrije Ratkoceri drejtoreshë e Gjimazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë në një intervistë dhënë për AlbanianEducation.net ka kërkuar që Fakulteti i Edukimit të ketë kritere më ashpra, në të kundërtën sipas saj cilësia e arsimit do të bie.

- Advertisement -rrrrrrr

“Tani më të dalurit nga Fakulteti i Edukimit në Prishtinë kemi mësimdhënës në shkolla që nota mesatare në studime arrinë në 9 dhe 10, por gjatë punës vërehen mangësi të mëdha. Andaj ky fakultet që ka të bëj me prodhim të mësuesve tanë të ketë dhe të mbaj kritere, përndryshe arsimi kosovar do bie ende”, ka deklaruar ajo.

INTERVISTË | Drejtoresha Fahrije Ratkoceri: Një jetë kushtuar arsimit – sfidë dhe krenari kur kapa ditarin në dorë për herë të parë në vitin 1995

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...