E hënë, 24 Shkurt, 2025

ANKETA: Edukimi Medial të vendoset si lëndë obligative në shkollat e Kosovës

- Advertisement1-

Duke pasur parasysh që konsumues të përmbajtjeve të mediave online janë të gjithë, përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm të fëmijëve – shihet nevojë e madhe që Edukimi Medial, të jetë i pranishëm në secilën shkollë të Kosovës.

Por Lënda e Edukimit Medial, aktualisht është lëndë zgjedhore vetëm në disa shkolla të arsimit parauniversitar në Kosovë.

- Advertisement -

Ndonëse, ka vite që po kërkohet që kjo lëndë të jetë edhe obligative, një kërkesë e tillë deri tani ka has në vesh të shurdhër, pasi Ministria e Arsimit nuk po miraton një gjë të tillë.

Përgjgja që Ministria e Arsimit kishte dhënë për AlbanianEducation.net më 23 dhjetor të vitit 2023:

“Lënda e edukimit mediatik është vendosur në listën e lëndëve të propozuara me zgjedhje nga ana e MASHTI në maj të vitit 2023, saktësisht për shkollat e mesme të ulëta dhe shkollat e mesme të larta. Bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr 11/23 për kurrikulën me zgjedhje në arsimin parauniversitar, është përgjëgjësi e shkollave që të bëjnë përzgjedhjen e lëndëve zgjedhore”. 

“Sipas nenit 13, të këtij UA, Këshillat e klasave propozojnë lëndët me zgjedhje deri në fund të muajit prill të vitit paraprak shkollor”. Të bashkëlidhur gjeni UA-11/2023 dhe Listën e propozimeve për lëndë zgjedhore: Lista e propozimeve për lëndët me zgjedhje – MASHT (rks-gov.net)”.

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit që janë shumica mësimdhënës për t’i pyetur nëse Edukimi Medial duhet të bëhet lëndë zgjedhore, dhe shumica kanë thënë PO.

69 për qind e lexuesve që kanë votuar në anketë kanë thënë PO

- Advertisement -rrrrrrr

29 për qind e lexuesve që kanë votuar në anketë kanë thënë JO

Kurse 2 për qind janë përgjigjur në opcionin Nuk e di.

AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...