E diel, 23 Shkurt, 2025

ANKETA: 92% e mësimdhënësve thonë se janë për grevë nëse nuk iu rriten pagat, 8% kundër

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj më 1 maj në proteste i kishte bërë thirrje qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti që t’i plotësoj kërkesat dhe mos të lejoj që të përsëritet viti 2022.

Së fundmi Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se sindikata do të vazhdojë përpjekjet për dialog dhe realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, të cilat u shfaqën në protestën e 1 majit 2024.

- Advertisement -
Ndërsa shkollat janë në pushim, nuk ka një paralajmërim më serioz nga SBASHK nëse 1 shtatori do të nis me grevë apo jo?
AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë ku i ka pyetur lexuesit që janë shumica mësimdhënës, a janë për mbajtjen e grevës nëse nuk iu rriten pagat?
92% janë përgjigjur me ‘PO’
8% janë përgjigjur me ‘JO’.

Kujtojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur së fundmi se ka pritur në takim përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ku ka premtuar rritje pagash për 50 për qind, për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....