ANKETA: 89% e lexuesve thonë se vlera e koeficientit të pagave duhet të jetë 130 euro

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës dhe SBASHK janë shumë larg njëra-tjetrës sa i përket vlerës së koeficientit.

- paragrafi 1 -

Qeveria ka thënë se vlera e koeficientit nga 105 euro sa është do të rritet në 110 euro nga janari i vitit 2024, por SBASHK me Rrahman Jasharajn kërkojnë që të jetë 130 euro.

- Advertisement -

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit e saj, ndërsa pyetja ka qenë: Sa duhet të jetë vlera e koeficientit të pagave – 110, 120 apo 130 euro?

89% e lexuesve kanë thënë se vlera e koeficientit duhet të jetë 130 euro

10% e lexuesve kanë thënë se vlera e koeficientit duhet të jetë 120 euro

- Advertisement -

Vetëm 1% e lexuesve kanë thënë se vlera e koeficientit duhet të etë 110 euro.

Qeveria thotë se vlera e koeficientit do të jetë 110 euro – kërkesa e SBASHK 130 euro: A ka rrezik të shkohet në grevë nga janari?