E diel, 23 Shkurt, 2025

ANKETA: 86% e lexuesve thonë ‘PO’, shteti duhet t’ia japë pagën e 13-të mësimdhënësve, 14% thonë ‘JO’

- Advertisement1-

Në janar të vitit 2021, atë kohë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kishte thënë se janë marrë vesh me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës që të paguhet edhe paga e 13’të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023.

“Jemi pajtuar që të paguhet paga e 13’të duke filluar nga viti 2023 E kemi saktësu pagesën për shujtën dhe transportin. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë me disa ndryshime teknike që do të bëhen gjatë ditës. Mendoj që është një momenti i mirë në fushën e arsimit që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit në vend”, kishte deklaruar atë kohë Hoti.

- Advertisement -

Por viti 2023-të gati është të shkojë, pasi kanë mbetur edhe dy muaj, por nuk ka asnjë sinjal se mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të.

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit të cilët i ka pyetur: A duhet t’i japë shteti pagën e 13-të mësimdhënësve?

86% e lexuesve janë përgjigjur se ‘PO’ shteti duhet t’i japë pagën e 13-të punëtorëve të arismit

14% e lexuesve janë përgjigjur ‘JO’ se nuk duhet t’iu ipet paga e 13-të mësimdhënësve.

/AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....