E diel, 19 Janar, 2025

ANKETA: 77% e lexuesve thonë se pasi të hynë në fuqi liberalizimi i vizave shkollat e Kosovës do të mbesin pa mësimdhënës

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka alarmuar se largimi i mësimdhënësve jashtë vendit është shndërruar në fenomen.

Mësimdhënësit po e shfrytëzojnë pushimin 1-vjeçar pa pagesë për të tentuar të gjejnë punë më të mirë jashtë vendit. Shfrytëzimi i pushimit pa pagesë për arsye që nuk lidhen me shëndetin ose me ngritjen akademike, nga njohësit e arsimit vlerësohet si keqpërdorim për të ruajtur vendin e punës.

- Advertisement -

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit ku i ka pyetur: A ka rrezik që shkollat e Kosovës të mbeten pa mësimdhënës pasi të hynë në fuqi liberalizimi i vizave nga janar i 2024-tës?

77% e lexuesve janë përgjigjur në opsionin PO

22% e lexuesve janë përgjigjur në opsionin JO

1% e lexuesve janë përgjigjur në opsionin Nuk e di

Kujtojmë se Ligji i Punës ua mundëson që të punësuarit të marrin një vit pushim pa pagesë dhe pas asaj periudhe të kthehen në vendin e punës. Kërkesa për pushim pa pagesë aprovohet nga drejtoritë komunale të arsimit, kur mësimdhënësit i nevojitet për çështje mjekësore apo për ngritje profesionale. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...