E enjte, 27 Shkurt, 2025

ANKETA: 59% e lexuesve i thonë ‘JO’ testit me shkrim për mësimdhënësit, 41% ‘PO’

- Advertisement1-

Një nga temat që shpesh bëhet temë diskutimi është nëse mësimdhënësit duhet të testohen me shkrim apo jo.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është duke përgatitur një pako ligjore në të cilën parashihet licencimi i mësimdhënësve të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

E krahas saj në media kanë qarkulluar disa lajme edhe për një testim të mundshëm me shkrim të mësimdhënësve.

Por një ide e tillë nuk është mirëpritur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e cila e ka kundërshtuar ashpër atë.

Gazeta Online Albanian Education ka realizuar një anketë me lexuesit e saj ku i ka pyetur nëse duhet apo jo të testohen me shkrim mësimdhënësit.

Dhe rezultati ka dalë më shumë ‘JO’. 59% e lexuesve janë shprehur kundër testimit të mësimdhënësve duke u përgjigjur ‘JO’, kurse 41% e lexuesve janë përgjigjur me ‘PO’.

/AlbanianEducation.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...

Ganimete Kurti-Uka, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Iliria” në Prishtinë

Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Ilira"...