E hënë, 24 Shkurt, 2025

ANKETA: 100% e lexuesve thonë se drejtorët e shkollave emërohen përmes lidhjeve politike

- Advertisement1-

Emërimi i drejtorëve në sektorin e arsimit parauniversitar ngjall reagime të vazhdueshme, pasi njohësit e arsimit por jo vetëm kanë pohuar gjithnjë se ata nuk zgjedhet përmes kualifikimit, por përmes afërsisë me partinë që udhëheq komunën.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë disa herë ka paraqitur si shqetësim kryesor emërimin e drejtorëve partiak nëpër shkolla, pasi, sipas tyre, më vonë drejtorët zgjedhin arsimtarët po ashtu të partive që udhëheqin komunën, pa marrë parasysh kriteret dhe kualifikimet.

- Advertisement -

Gazeta Online Albanian Education që i dedikohe plotësisht fushës së arsimt ka realizuar një anketë me lexuesit e saj përmes faqes zyrtare të Facebookut me pyetjen:

𝐀 𝐞𝐦ë𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫ë𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚𝐯𝐞 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞?

Dhe përgjigja e lexuesve ka qenë e prerë. 100% e lexuese kanë votuar në opsioin PO duke thënë se drejtorët e shkollave emërohen përmes lidhjeve politike.

Sidoqoftë, autoritetet që bëjnë emërimet, siç përcaktohet me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, krijojnë procedura të drejta, të hapura dhe transparente për angazhim bazuar në kualifikimet dhe nevojat e postit. /Albanian Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...