ANKESË/ Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara: S’po mund të aplikojmë për subvencionim të librave

- Advertisement -

Brenda gjashtë ditëve të para nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionim, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime.

- paragrafi 1 -

Kështu ka bërë të ditur ministrja në detyrë e arsimit Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook. Ajo tha se deri më tani janë verifikuar 73,064 aplikime, duke treguar angazhim dhe efikasitet të lartë në menaxhimin e procesit.

- Advertisement -

Por jo të gjithë prindërit po kanë mundësi të apikojnë. Janë prindërit e fëmijëve me fatësi të kufizuara që i kanë shkruar Nagavcit duke i shprehur shqetësimin se nuk po mund të apikojnë si të gjithë prindërit e tjerë për subvencionim të mjeteve për libra.

Një prinde i ka komentuar Nagavcit në Facebook duke i thënë se edhe sivjet prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara po e kanë të pamundur aplikimin në platformën E-Kosova për shkak të moshës së fëmijut me aftësi të kufizuar, çka ka kërkuar nga kjo e fundit të ndërmarrin masa dhe të rregullohet kjo çështje, shkruan AlbanianEducation.net.
Screenshot 2025 08 21 155251 1
Nagavci i ka kthyer më pas komentin prindes në fjalë, duke thënë se këtë çështje e ka adresoi tek Departamenti përkatës dhe se do të zgjidhet së shpejti, pasi siç shkruan, nuk ka pasur më herët ndonjë raportim për raste të ngjashme.
nagg
Screenshot 2025 08 21 155251

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara