E mërkurë, 8 Janar, 2025

Ankesa se nxënësit e kalojnë vitin edhe pa fituar njohuritë bazike

- Advertisement1-

Gjatë nënshtrimit të Testit të Arritshmërisë, nxënësit kopjuan përgjigjet edhe për pyetjet më bazike, si për ato që kanë të bëjnë me shpalljen e pavarësisë.

Udhëzimi administrativ për vlerësimin e tyre parasheh që nxënësit të cilët nuk arrijnë rezultatet minimale mbesin në riprovim.

- Advertisement -

Ndërsa ata që mbesin në riprovim në më shumë se tri lëndë, ngelin.

Por për të arritur kriterin e kalueshmërisë për lëndë, nxënësi mjafton që gjatë vitit shkollor të marrë një dysh.

Drejtori i shkollës “Hilmi Rakovica”, Skender Halimi, thotë se nxënësit e shfrytëzojnë këtë hapësirë ligjore për të kaluar vitin shkollor.

“Udhëzimi administrative ju krijon këtë hapësirë nxënësve që njëherë arrin të marr një notë dy, notën mjaftueshme, e kalon vitin sepse mesatarja aritmetike e dy notave del 1.5 dhe sipas udhëzimit administrativë, 1.5 rrumbullakohet me 2 dhe matematikisht rrumbullakohet me dy, mirëpo çka me ju bë rasteve kur gjatë gjithë vitit nxënësit nuk arrin asnjëherë këtë minimum të rezultateve që i kërkon program lëndor në lëndë të ndryshme që punojnë mësimdhënësit”, ka deklaruar Halimi.

25 nxënës kanë mbetur në riprovim në shkollën “Hilmi Rakovica” në kryeqytet, e nëntë kanë ngelur vitin. E në shkollën “Asim Vokshi” nuk ka ngelur asnjë nxënës.

“Asnjë nxënës nuk ka mbetur në riprovim për arsye se mësimdhënësit e kanë pasur obligative ta mbajnë mësimin plotësues për të gjithë fëmijët që kanë pasur ngecje për t’i arritur rezultatet të cilat i ka caktuar mësimdhënësit… Gjithmonë legjislacioni në fuqi e sheh progresin e nxënësve dhe udhëzimi administrative e sheh progresin dhe në bazë të progresit të nxënësve vlerësohen nxënësit”, është shprehur Nazif Jashari, drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Asim Vokshi”.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, vlerësimet e brendshme të nxënësve nuk paraqesin gjendjen faktike të mësimnxënies.

Sipas tij, mësimdhënësit vlerësojnë nxënësit me nota më të larta se që meritojnë.

“Vlerësimi diferencial është në rregull të jetë më i relaksuar në shkollën fillore, mirëpo jo edhe në nivelin e mesëm të ulët dhe të lartë, çfarëdo fryrje e rezultatit pa dyshim është në dëm për nxënësit dhe kjo është ai interesi kombëtar i cili është i domosdoshëm të rikthehet në vëmendje, në mënyrë që të mos krijojmë iluzione që të ballafaqohen nxënësit tanë më këto shkathtësi dhe dije të vërtetë që ata e kanë që të punojmë dhe t’i përmirësojmë më ta drejt korrigjimit”, ka thënë Qehaja.

Në vlerësimet ndërkombëtare ka rezultuar se 85 për qind e nxënësve në Kosovë nuk mund të zgjidhin një detyrë të thjeshtë matematikore dhe nuk mund ta kuptojnë një tekst me gjatësi mesatare. / KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Renovohet shkolla “Dardania” në Prishtinë – mësimi do të zhvillohet në dy ndërrime

Është renovuar shkolla "Dardania" në Prishtinë, dhe tashmë gjysmëvjetorin e dytë do ta zhvilloj...

“Transporti i nxënësve”, shkolla “Asdreni” në Llabjan me njoftim të rëndësishëm

Shkolla "Asdreni" në Llabjan të Novobërës ka njoftuar se transporti i organizuar i nxënësve...

Detyrimi i deklarimit të pagave për mësuesit dhe punonjësit në arsim: Afati është 31 mars 2025

Të gjithë mësuesit dhe punonjësit në arsim, që kanë një pagë bruto mbi 100...

Shembull i mirë: Mërgimtari nga Rahoveci dhuron laptopë, TV, printerë për shkollën e Ratkocit

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve në shkollat e Kosovës. Drejtori i Arsimit...