Në ambientet e shkollës jo, por në një seminar mësimdhënësit nga shtete të ndryshme u bënë bashkë.
Ata u mblodhën te dielën bashkë me përfaqësues nga SBAShK-ut në ditën e dytë të punëtorisë, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit.
Mes vete këta diskutuan për përvojat dhe sfidat e tyre në sistemin arsimor të cilat nuk qenë të pakta.
Nga SBAShK-u thanë se sfidat vijnë si pasojë e kushteve të pamjaftueshme të punës.
Në punëtorinë dyditore e cila ka për qëllim që mësuesit të përmirësojnë arsimin, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./Klankosova.tv