E premte, 26 Korrik, 2024

Anjesa Limani, 15-vjeçarja nga Lipjani  – kampionia e sportit akrobatik “Cheerleading” që po ndjek rrugën e trajneres

- Advertisement1-

 Intervistoi: Donat Maloku

Shumë talentë të rinj me prejardhje nga Kosova po shkëlqejnë në fusha të ndryshme nëpër shtete të  huaja. Një prej tyre është Anjesa Limani, 15-vjeçarja, me origjinë nga Lipjani, që jeton në Norvegji, e cila vitin e kaluar është shpallur nënkampione e Botës dhe katër herë kampione e Evropës në sportin akrobatik që kërkon shumë talent dhe që quhet “Cheerleading”.

- Advertisement -

Anjesa në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon si nisi të merret me këtë sport, sa i vështirë është, sa po e bën të njohur Kosovën me sukseset e saja, si dhe flet për punën e trajneres që ka nisur dhe synimet që ka.

Kids of Kosova: A bën një CV të shkurtër, nga jeni, ku jetoni, sa vjeçare, në cilën shkollë ndjek mësimet?

Anjesa Limani: Jam 15 vjeçare nga qyteti i Lipjanit, porkam lindur në Norvegji ku edhe jetoj. Unë i ndjek mësimet në shkollën “Skedsmo videregående skole – studiespesialisering”, (shkolla e mesme, viti i parë).

Kids of Kosova: Ju keni arritur  suksese në sportin akrobatik që quhet Cheerleading. A mund të na tregoni nga erdhi ideja të merrrni me këtë sport dhe sa është i vështirë? 

Anjesa Limani: Unë gjithë kam pas dëshirë të bëjë sallta dhe një shoqe që ushtrojke për këtë sport më mori një ditë aty ku ajo ushtronte për të provuar. Unë gjithë jam marrë me sport dhe pas 6 viteve me futboll, fillova të merrem me sportin “Cheerleadin”, pra kur isha 10 vjeçare hyra në ‘Grupp Elite’.

Unë isha shumë e vogël, por arrita shpejt në ‘Grupin Elite’ të Norvegjisë e dhe pse nuk kisha të drejt të konkurroja pa i mbushur 11 vjet. Unë ja arrita të bëhem kampione e Norvegjisë për herë të parë.

- Advertisement -rrrrrrr

Për katër vite me radhë jam shpallur kampione në shtetin e Norvegjisë, në vitet 2016/17/18/19.

Dy herë e kam fituar titullin e kampiones së Evropës, si dhe vendin e dytë në botë në vitin 2019.

Kids of Kosova: Aktualisht a jeni duke ushtruar për të marrë pjesë në ndonjë garë, nëse po në cilën dhe kur pritet të mbahet?

Anjesa Limani:  Tani punoj si trajnere në sportin akrobatik “Cheerleading” e nxënësëve të ri për komunën ku jetoj në Fetsund,dhe ushtroj aty. Për shkak të pandemisë çdo gjë është në pauzim përkohësisht.

Kids of Kosova: Ju keni fituar edhe titullun kampione Evrope, a janë synimet tuaja të shpalleni edhe kampione botërore? 

Anjesa Limani:  Në vitin 2019 fitova vendin e dytë në botë dhe kam shumë dëshirë të konkuroj prap, por tani jam duke i japë rëndësi punës si trajnere në këtë sport si dhe shkollimit.

Kids of Kosova:  Ju jetoni në Norvegji dhe përfaqësoni sigurisht këtë shtet. Mediat atje janë të interesuara për prejardhjen tuaj dhe  ç’ju thoni ju për Kosovën?

Anjesa Limani:  Unë ju tregoj që jam shqiptare dhe që Kosova është shumë vend i bukur. Më pëlqen vera në Kosovë. Ju tregoj se sa janë njerëzit e afërm dhe sa shumë të rinj ka Kosova që janë të njohur në gjithë botën.

Tani jam regjistruar për provimin e gjuhës shqipe në Norvegji në shkollën e mesme dhe synoj të mësoj të shkruaj shqip, e jo vetëm të flas.

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për fëmijët e Kosovës, moshatarët tuaj?

Anjesa Limani: Të merren me sport sa më shumë, sepse  sporti është shumë i mirë jo vetëm për shëndetin por dhe për jetën sociale. Të jesh në një grup sportiv mëson shumë si të punosh bashk me tjerët dhe si të realizosh synimet që ke.

(KidsofKosova).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...