Anita Qerimi, profesoresha shembull e Gjuhës Angleze në Kosovë, dhe storie suksesi me shkollën “Engy” që drejton prej afro dy dekadash

- Advertisement5 -

Shumë vajza/gra në Kosovë kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në profesionin e tyre, dhe kanë hapur biznese të ndryshme, ku janë shembull se si me punë dhe profesionalizëm bëhesh storie suksesi.

- paragrafi 1 -

Një prej tyre është edhe Anita Qerimi, profesoreshë e Gjuhës Angleze, e cila prej afro dy dekadash udhëheq Shkollën e Gjuhëve të Huaja në Mitrovicë “Engy”.

- Advertisement - M1

Po si nisi rrugëtimi i profesoreshës Anita?

Nga viti 1998 është profesoreshë e gjuhës angleze. Profesionin e nisi në Gjilan, pastaj vazhdoi në Prishtinë, kurse nga viti 2004 e ushtron në Mitrovicë.

Se është një profesoreshë e suksesshme e tregon edhe shkolla e gjuhëve të huaja “Engy Course” që e themeloi në vitin 2005 dhe sot është shkolla model jo veç në Mitrovicë ku zhvillon aktivitetin, për tërë Kosovën.

- Advertisement - m2

Profesoresha Anita në një intervistë dhënë për Albanian Education (albanianeducation.net) tregon në hollësi për profesionin e saj, e në veçanti për shkollën e gjuhëve të huaja “Engy” që e themeloi në vitin 2005, e që sot është storie suksesi, dhe tregon konkretisht se çfarë ofron ajo, dhe planet për të ardhmen.

Lexoni intervistën e plotë me profesoreshën Anita Qerimi:

INTERVISTË| Profesoresha Anita Qerimi: Si e themelova shkollën “Engy Course” më 2005 – sot adresë suksesi jo veç në Mitrovicë, por në mbarë Kosovën