Anita Krasniqi është zgjedhur mësuese e vitit për vitin shkollor 2025/26 në shkollën “Mushnikova” në Mushnikovë të Prizrenit, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se është krenare për kontributin e çmuar të mësimdhënëses, për përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë pozitive që ajo sjell çdo ditë në punën me nxënësit.
Postimi i shkollës:
Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, shkolla jonë, përmes një procesi votimi anonim nga mësimdhënësit, përzgjodhi mësimdhënësen e dalluar për vitin shkollor 2025/26.
Pas numërimit të votave, mësimdhënësit vendosën që mësimdhënësja Anita Krasniqi të zgjidhet Mësimdhënësja e Vitit për vitin shkollor 2025/26 në SHFMU “Mushnikova” në Mushnikovë.
Shkolla jonë është krenare për kontributin e çmuar të mësimdhënëses, për përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë pozitive që ajo sjell çdo ditë në punën me nxënësit.
Shkolla dhe mësimdhënësit tanë vlerësojnë mbi të gjitha përkushtimin, punën me zemër, frymën e bashkëpunimit dhe angazhimin e vazhdueshëm, duke dëshmuar se suksesi në arsim nuk matet vetëm me vitet e përvojës, por me ndikimin pozitiv dhe kontributin e sinqertë në rritjen dhe formimin e nxënësve.



