E hënë, 20 Janar, 2025

Ani pse greva po vazhdon, Kurti dhe Nagavci vizitojnë një shkollë në kryeqytet

- Advertisement1-

Derisa greva po vazhdon, kryeministri Albin Kurti së bashku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin gjatë ditës së sotme kanë vizituar shkollën profesionale “Shtjefën Gjeçovi”, në kryeqytet ku për të parën herë ka nisur mësimi dual në drejtimin e floktarisë.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se kjo nismë ka për qëllim mbylljen e hendekut të shkathtësive duke përgatitur kuadro me shkathtësi të duhura, që u përgjigjen kërkesave të tregut dhe është iniciuar nga MAShTI me mbështetje të fondacionit Besa dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve vendore dhe donatorët.

- Advertisement -

Komunikata e plotë:

Me rastin e fillimit të pilotimit të arsimit dual, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën e mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë dhe i uroi për nismën.

Kjo nismë ka për qëllim mbylljen e hendekut të shkathtësive duke përgatitur kuadro me shkathtësi të duhura, që u përgjigjen kërkesave të tregut dhe është iniciuar nga MAShTI me mbështetje të fondacionit Besa dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve vendore dhe donatorët.

Arsimi dual ka filluar të pilotohet për herë të parë nga ky vit shkollor 2022/2023 me pesë klasë të nxënësve të klasave të 10-ta, në profilet: floktari, kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere dhe murator. Për dallim nga modeli paraprak, nga ky vit shkollor të rinjtë do të kenë mundësi, që gjatë tri viteve të shkollimit, ta kalojnë më shumë se gjysmën e kohës në vende reale të punës.

Gjatë vizitës në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe në biznesin partner në zbatim, u theksua roli kyç i arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

U vlerësua bashkëpunimi institucional midis sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe sektorit privat, si parakusht i domosdoshëm për sistem të suksesshëm të arsimit dual. U theksua se në rastin e Kosovës faktor mbështetës në transformimin e AAP-së është përfshirja e mërgatës, që sjellë përvojat nga shtetet gjermanofolëse për t’i përshtatur në kontekstin tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...