Nga shtatori, mësimi nis me kurrikula të reja

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi nga shtatori do të mësohet me kurrikula të reja, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se programet lëndore të përditësuara për klasat 1, 6 dhe 10 tashmë janë publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar

- Advertisement - M1

Kumbaro Furxhi shton tutje se këto programe do të nisin zbatimin në vitin e ri shkollor 2026–2027 dhe janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në arsimin parauniversitar.

Postimi i minsitres:

📚💻Nga shtatori mësojmë me kurrikula të reja👏

- Advertisement - m2

📖Programet lëndore të përditësuara për klasat 1, 6 dhe 10 tashmë janë publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar

Këto programe do të nisin zbatimin në vitin e ri shkollor 2026–2027 dhe janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në arsimin parauniversitar🎓📚

📌 Të gjithë drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe punonjësit e institucioneve arsimore mund t’i shkarkojnë dhe t’i studiojnë me kujdes për t’u njohur me risitë, qasjet dhe orientimet e reja që ato sjellin për praktikën profesionale⬇️

https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025/

👩‍🏫💻📚Paralelisht, çdo fundjavë, trajnimet që zhvillohen në kuadër të Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve (PKZHM), nga universitetet në të gjithë vendin, janë fokusuar pikërisht në këto programe të përditësuara.

Për këtë arsye, pjesëmarrja aktive e çdo mësuesi në trajnim është thelbësore për një zbatim të suksesshëm dhe korrekt në klasë.

👩‍🏫📖🖥️Bëhemi gati për një vit shkollor edhe me më shumë cilësi dhe profesionalizëm

Shqip | English