Nga Adelina Mina: Mësuesi është më shumë se një profesionist i dijes – është udhërrëfyes

- Advertisement5 -

“7 Marsi – DITA E MËSUESIT”

- paragrafi 1 -

Hapja e MËSONJËTORES SË PARË SHQIPE në KORÇË.

- Advertisement - M1

Një moment NDERIMI për FIGURËN E MËSUESIT, për MISIONIN dhe SAKRIFICËN e tij.

NJË PROFIL I SHKURTËR I MËSUESIT.

Mësuesi është më shumë se një profesionist i dijes është udhërrëfyes, model dhe frymëzim.

- Advertisement - m2

Ai nuk mëson vetëm lëndën, por formon karakterin, nuk jep vetëm nota, por ndërton besim, nuk përcjell vetëm njohuri, por kultivon vlera.

Një figurë plot DINJITET e PERSONALITET që zotëron dijen dhe e ndan atë me pasion.

Ka durim, edhe kur lodhja flet më fort se zëri.

Kupton shpirtin e nxënësit, jo vetëm gabimin e tij.

Është i drejtë, por edhe i dhembshur.

Është shembull, sepse nxënësit mësojnë më shumë nga sjellja sesa nga fjala.

Të ZOTËROSH PROFESIONIN E MËSUESIT me profesionalizëm do të thotë të ketë përgatitje të vazhdueshme me metoda bashkëkohore mësimdhenieje, njeh psikologjinë e moshës dhe individualitetin e çdo nxënësi, ndërton figurën e tij.

1000123967