Anea Gashi dhe Drit Vokrri zënë vendin e dytë në TIMO 2026 – do ta përfaqësojnë Kosovën në Azerbajxhan

- Advertisement5 -

Dy nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë kanë shënuar një arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare të matematikës.

- paragrafi 1 -

Anea Gashi dhe Drit Vokrri kanë fituar vendin e dytë dhe të tretë në garën prestigjioze Turkic International Mathematical Olympiad – TIMO 2026, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në fazën finale që do të mbahet në Azerbajxhan, shkruan AlbanainEducation.net.

- Advertisement - M1

Njoftimi i plotë i shkollës:

Nxënësit e shkollës sonë, Anea Gashi dhe Drit Vokrri, nga klasa IV/4, te mësuesja Lumnije Latifaj, kanë arritur një rezultat të shkëlqyer duke fituar VENDIN E DYTË dhe VENDIN E TRETË në garën prestigjioze Turkic International Mathematical Olympiad – TIMO 2026.

Falë këtij suksesi, Anea dhe Driti do të vazhdojnë garën në fazën e finales që do të mbahet në Azerbajxhan, duke përfaqësuar me krenari shkollën dhe vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement - m2

Kjo arritje është një dëshmi e përkushtimit, dijes dhe punës së palodhshme që zhvillohet në shkollën tonë çdo ditë.

Ju dëshirojmë shumë suksese dhe fitore të tjera në sfidat që ju presin!

Drejtoria e shkollës

644175273 1469623354952029 5300601236138059477 n