E premte, 26 Korrik, 2024

Anduena Ramadani, 13 vjeçarja nga Ferizaji që pushton festivalet e huaja me zërin e saj të mrekullueshëm

- Advertisement1-

Intervistoi: Arta Gashi

Në çdo festival ndërkombëtarë të muzikës për fëmijë që ka marrë pjesë ka rrëmbyer çmime, si në Itali, Rumani, Armeni etj. Me talentin e saj çdo ditë dëshmon se po ec sigurt drejt një karriere të suksesshme. Fjala është për Anduena Ramadanin, 13-vjeçaren nga fshati Nikadin i Ferizajt. Ajo në një intervistë për Kidsofkosova.net ka folur për sukseset e saj, kohën kur nisi të merrej me muzikë, por edhe synimet që ka për të ardhmen.

- Advertisement -

Sa vjeçare jeni, në cilën klasë dhe ku vijoni mësimet?

Anduena Ramadani:  Jam 13 vjeçare, tani dalë në klasë të tetë, vijoj mësimet në Shkollën “Rizah Matoshi’ (Ferizaj-Nikadin).

Kids of Kosova: Në cilën moshë keni filluar të merreni me muzikë?                          

Anduena Ramadani: Kam filluar të këndojë që kur isha 5-vjeçare, por të merrem me muzikë profesionalisht kam filluar që nga mosha 11 vjeçare.

Kids of Kosova: A keni marrë pjesë në ndonjë festival për fëmijë, nëse po na tregoni pam më shumë?

Anduena Ramadani: Kam marrë pjesë në shumë festivale konkurse, evente, organizime të ndryshme si: Festivali-Cover Fest 2019 ku kam fituar vendin  e dytë dhe titullin “Vokali më i Mirë”, pastaj në “International Festival Rising Stars”, “International Festival Amol”, ku kam fituar titullin: “Best New Promising Artist”, pastaj në “Top Talent 3” kam arritur deri në çerekfinale.

- Advertisement -rrrrrrr

Në “International Onilne Festival-World Vision 2020 (Armenia)” kam arritur deri në gjysmëfinale, në “International Onilne Festival-Preparing Stars Festival  2020 (Rumani)” kam fituar vendin e pare në kategorinë time, në “International Onilne Festival-Sing at Home-MIF Organizations (Itali)” kam fituar vendin e dytë në kategorinë time, në “International Onilne Festival-Musicland (Maqedoni e Veriut), jam duke pritur rezultatet, në “International Onilne Festival- PSFG (Rumani)”, jam duke pritur rezultatet, në “International Onilne Festival-World Associacion of Performing Arts (Armenia)”, jam duke pritur rezultatet, etj.

Kam marrë pjesë edhe në emisioni televizive në Kosovë. Në emisionin “Sing My Song” në Klan Kosova kam kënduar këngët e këngëtarëve të njohur: Shpat Kasapi, dhe emisionin “Foleja” në KTV.

Kids of Kosova: A shkon në shkollë të muzikës? Cilat jane planet tuaja?

Andunea Ramadani: Po jam në shkollën e muzikës “Triola”. Planet e mia për të ardhmen janë të vazhdoj të merrem me muzikë, të rritem profesinalisht dhe sigurisht të arrijë sa më lart që mundem.

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaja?

Anduena Ramadani: Të ndjekin ëndrrën e tyre, të japing maksimumin e mos të dorëzohen asnjëherë derisa të arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre.

Të gjithë moshatarëve të mi ju uroj shëndet, paqe, lumturi dhe harmoni. (Kidsofkosova.net).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...