Andrra Hasani, nxënëse e shkollës “Elena Gjika”, ka zënë vendin e parë në garat shtetërore të gjuhës angleze “Spelling bee”, shkruan AlbanianEducation.net.
Para një jurie ndërkombëtare të vlërësimit dhe në një konkurrencë të jashtëzakonshme dhe sfiduese, Andrra shkëlqeu me talentin, njohuritë dhe aftësitë në gjuhën angleze.
Njoftimi i shkollës:
Andrra Hasani fiton vendin e parë në Republikën e Kosovës🐝
Jemi jashtëzakonisht krenarë me nxënësen Andrra Hasani nga klasa III-5, e cila arriti të fitojë vendin e parë në kategorinë Bee 1, duke i sjellë Komunës së Prishtinës medaljen e Artë 🥇në garat shtetërore të gjuhës angleze “Spelling bee”.
Para një jurie ndërkombëtare të vlërësimit dhe në një konkurrencë të jashtëzakonshme dhe sfiduese, nxënësja jonë Andrra Hasani shkëlqeu me talentin, njohuritë dhe aftësitë në gjuhën angleze.
Falenderojmë Shtëpinë Botuese Pema dhe Hamilton House për organizimin e garës, e njohur si gara e teknikës së germëzimit.
Falenderim i veçantë edhe për arsimtaren e gjuhës angleze, Valbonë Pajaziti, e cila me përkushtim dhe profesionalizëm e ka udhëhequr nxënësen drejt këtij suksesi.
