E diel, 23 Shkurt, 2025

Andi Rrapi, valltari 6-vjeçar nga Tirana: Ëndërroj t’i pushtojë skenat botërore

- Advertisement1-

 Intervistoi: Donat Maloku

Që në moshën 3-vjeçare ka nisur të merret me vallëzim. Qysh tashmë e ka ndarë mendjen se çfarë synon të bëhet kur të rritet. Me bindje të plotë e thotë se dëshiron të bëhet valltar i njohur, jo vetëm në torjet shqiptare, por t’i pushtojë skenat botërore. Ky është Andi Rrapi nga Tirana, i cili në një intervistë për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) flet për aktivitet e deritanishme që ka marrë pjesë dhe synimet që ka për të aradhmen.

- Advertisement -

Kids of Kosova: A bën një prezantim. Nga jeni, sa vjeçar?

Andi Rrapi: Jam 6 vjeçar nga Tirana. Jam në klasë të parë, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku”.

Kids of Kosova: Kur keni filluar të merreni me vallëzim?

Andi Rrapi: Që në moshën 3-vjeçare jam në kursin e valleve me mjeshtrin e madh Skender Haklaj.

Kam marrë pjesë në shumë aktivitete, disa prej tyre janë: në vitin 2019, në muajin nëntor kam marrë pjesë për herë të parë në Amfiteatrin e Liqenit duke kërcyer vallen e Tropojës.

- Advertisement -rrrrrrr

Po këtë vit jam vlerësuar nga Njësia administrative nr.4 nga znj.Liri Kasa Qoshi me certificate si valltari më i mirë.

Më 20 mars të vitit 2020, mora pjesë në Top Talent 3 si valltar. Po këtë vit me 21 tetor kam qenë i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, poashtu kam marrë pjesë në Panairin “Zepa Natyral” ku jam vlerësuar me çertifikatë.

Në koncertin “Balonat” të organizuar nga Katerina Trungu kam kërcyer valle të ndryshme popullore.

Andi Rrapi: Kids of Kosova: A merrni edhe me ndonjë aktivitet tjetër apo vetëm me vallëzim?

Jam në kurs çiftelie, kenge dhe pikturë tek Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.

Me çiftelinë në Shoqaten Shqiptare “Jehona” jam vlerësuar për interpretimin më të bukur për instrumentin më të mirë.

 

 

Kam marrë pjesë në “Miss and Mister Children Albania”,  ku i kam rënë çiftelisë dhe motra ime ka kënduar.

Kam marrë pjese dhe në ekspoziten “Trashëgimia kulturore”, me pikturën time dhe jam vlerësuar me çertifikatët.

Andi Rrapi: Kids of Kosova: Çfarë ëndërroni të bëheni kur të rriteni?

Ëndrra ime është të bëhem një valltar dhe të pushtojë skenat botërore.  (Kidsofkosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Minire Berisha, drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali: Përveç pagës, të ketë shpërblime për performancën e mësimdhënësve

Minire Berisha, nga viti 2018 është drejtoreshë e shkollës "Shkëndija" në Hajvali të Prishtinës....

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...