Andi dhe Luna, nipi e mbesa e dëshmorit Agim Ramadani, dhurojnë libra për shkollën ‘Andon Zako Çajupi’ në Mitrovicë

- Advertisement -

Andi B. Shyti, nipi i dëshmorit Mustafë Shyti, dhe Luna Ramadani, mbesa e dëshmorit Agim Ramadani, të dy nxënës të shkollës “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, kanë dhuruar me krenari libra kushtuar jetës dhe veprës heroike të gjyshërve të tyre – dëshmorëve të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Këta libra, që tashmë janë pjesë e bibliotekës së shkollës, përbëjnë një dëshmi të gjallë të sakrificës për liri dhe mbajnë të gjallë kujtimin e atyre që dhanë jetën për atdheun.

- Advertisement -

Ato do t’u shërbejnë brezave të rinj si frymëzim dhe mësim për guximin, dashurinë për vendin dhe qëndresën kombëtare.

- Advertisement -

“Ndjehemi krenarë që në shkollën tonë mësojnë Andi dhe Luna – pasardhës të dëshmorëve që me gjakun e tyre shkruan historinë e lavdishme të popullit tonë”, ka njoftuar drejtoresha e shkollës, Meli Meha.

Ky gjest simbolik, por i madh në vlerë, është një kujtesë se trashëgimia e dëshmorëve vazhdon të jetojë përmes brezave të rinj që ruajnë me respekt historinë dhe identitetin tonë kombëtar.