E hënë, 24 Shkurt, 2025

ANALFABETIZMI| Arsimtari Satki Ismaili: E gjithë kjo vjen si pikënisje nga shkollimi parashkollor

- Advertisement1-

Arsimtari Satki Ismaili, në “200” në Alsat ka folur në lidhje me statistikat nga Enti Shtetëror, për arsimin fillor në vend.

Ai deklaroi se e gjithë kjo vjen si pikënisje nga shkollimi parashkollor, ku thekson se numri i nxënësve që ndjekin këtë cikël është shumë i ulët, përcjell Nistori.

- Advertisement -

“Krejt kjo nis edhe nga shkollimi parashkollor, ku shkollimi parashkollor dallohet nga shkollimi i cili është në Europë, do të thotë në Unionin Europian, statistikat flasin se numri i fëmijëve të kyçur në arsimin parashkollor është shumë i vogël, që ishte diku tek 35 për qind, dhe kjo është një bazë për një arsim fillor kualitativ”, tha ai.

“Këto statistika kanë një varshmëri edhe në atë, se sa është mosha e popullatës së shtetit. Popullata tek ne është e tillë e strukturuar që dallon prej vendeve Europiane. Pikërisht kjo ndodhë që diskrepancat të jenë më të mëdha. Para 20 viteve në Maqedoni analfabetizmi ka qenë më i shprehur dhe më pak ka pasur të shkolluar, tani ka ndryshime. Ne i vërejmë ato statistika, dhe për fat të keq janë brengosëse, por duhet të na brengos të gjithëve, sidomos të ndërmerret diçka që është më afatgjate, pra një strategji e arsimit”, u shpreh Ismaili.

Era Aliu: Këtë krizë e ndaj në dy shkaqe të mëdha

Era Aliu nga Forumi për Ndryshime në Arsim, ka treguar se si e shikon ajo situatën nga aspekti i mospërputhjes së cilësisë së arsimit. Ajo deklaron se këtë krizë e ndanë në dy shkaqe të mëdha, siç është metodologjia dhe materiali.

“Pse them metodologjia, është për shkak të mungesës së interaktivitetit, grupeve të mëdha nëpër klasa që janë, mungesa e kabineteve, mënyra e infrastrukturës… ndërsa të materialet e them se nuk është në kohë me trendët Evropiane, që ne sot si nxënës i ndjekim, dhe të gjitha këto janë shkaku dhe pasojat e 70.5 për qindëshit”. /Nistori/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...