E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ana Shkreli: Të rinjtë po lënë në harresë librat shqip

- Advertisement1-

Panairi i 27 i Librit, ngjarja më e rëndësishme e letërsisë dhe librit në Shqipëri hapi dyert sot në ditën e 3 të tij, për të gjithë lexuesit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Por, cilët janë librat dhe autorët më të preferuar nga lexuesit? Këtë e ka bërë me dije botuesja Ana Shkreli në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Blerina Goce, e cila u shpreh se të rinjtë po lënë në harresë librat shqip dhe preferohen më shumë librat në gjuhën angleze.

- Advertisement -

‘Adoleshentët sot po kërkojnë gjithnjë e më shumë që të lexojnë në anglisht duke lënë pak mënjan letërsinë dhe librat shqip. Dhe për këtë ne kemi shkruar në stendë ‘Kush do të mbetet për të lexuar shqip?!’. Unë kam marr pjesë në panair edhe disa vite më parë, ndërsa këtë vit, mund të them që 2 ditët e para më janë dukur pak më të vakta, por sot duket se ka pak më shumë lëvizje’, tha ajo.

Sa i përket autorëve që janë më të preferuar ata shqiptar apo të huaj, ajo u shpreh se po preferohet më shumë letërsia e përkthyer nga autorët e huaj.

‘Për autorët shqiptar të rinjtë sidomos duhet më shumë kohë për promovim. Në Shqipëri vazhdon që të preferohet letërsia e përkthyer dhe për autorët shqiptar është pak më e vështirë. Megjithatë në stenda ka edhe shumë botime nga autorë shqiptar dhe besoj edhe njerëzit kanë filluar që të reflektojnë pak’, tha ajo.

Shkreli tha se po preferohet në masë nga të rinjtë kritika shoqërore.

‘Lexuesit janë të përqëndruar në mënyra të ndryshme, ka një pjesë që preferojnë kritikën shoqërore, ka edhe një kategori tjetër që preferon edhe të lexojnë booktok, është një trend i ri’, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...

Mësuesja Ganimete Beqiri, një prej figurave më të ndritura të arsimit

Mësuesja Ganimete Beqiri është një prej figurave më të ndritura të arsimit, një edukatore...

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...