E diel, 23 Shkurt, 2025

Ana Rrapi, 8-vjeçarja nga Tirana – një piktore dhe këngëtare e dalluar // VIDEO

- Advertisement1-

Merret me muzikë, poashtu është një piktore e dalluar, ndërsa kur të rritet synon të bëhet një ekonomiste e suksesshme.

Fjala është për Ana Rrapin, 8-vjeçaren nga Tirana, e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për angazhimet e deritanishme dhe për planet e të ardhmes.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Një prezantim tuajin të shkurtër?

Ana Rrapi: Jam 8-vjeçare, studioj në shkollën 9-vjeçare ‘Gjon Buzuku’. Në shkollë jam nxënëse shumë e mirë me fleta lavdrimi.

Kids of Kosova: Ju merremi me vallëzim dhe pikturë. Cili është pasioni juaj?

Ana Rrapi: Kam qenë në moshën 5-vjeçare kur kam nisur kursin e valleve të mjeshtër të madh Skender Haklaj. Po ëndrra ime vazhdon sërisht te Qendra Kulturure Kombëtare e Fëmijëve ku plotë dy vite vazhdoj të jem në dy kurse atë të këngës dhe të pikturës ku kam marrë pjesë në shumë aktivitete dhe jam vlerësuar me shumë çmime.
Kam marrë pjesë edhe në “Mis and Mister Children” organizuar nga Albana Cakshiri, ku kam fituar çmimin “Miss Photogenic” .

 

 

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Merreni edhe muzikë?

Ana Rrapi: Kam realizuar këtë vit këngën time të parë “KUKULLA IME” një këngë që është pritur shumë mirë nga të gjithë moshatarët e mi.

Kids of Kosova: Na flisni pak për pasionin e pikturës që keni?

Ana Rrapi: Gjatë këtij viti kam marrë pjesë dhe në ekspozitën e krijuar nga QKKF ku unë pikturova një skenë me shumë fëmijë të lumtur.

Kids of Kosova: Për fund, ëndrra e juaj kur të rritesh?

Ana Rrapi: Unë do të vazhdoj të shkojë në kurse edhe për shumë vite. Por ëndrra ime është të jem një vajzë e shkolluar dhe një ekonomiste e zonja.

(Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Minire Berisha, drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali: Përveç pagës, të ketë shpërblime për performancën e mësimdhënësve

Minire Berisha, nga viti 2018 është drejtoreshë e shkollës "Shkëndija" në Hajvali të Prishtinës....

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....