E hënë, 24 Shkurt, 2025

Amy Kokalari, përfiton bursë nga qeveria shqiptare

- Advertisement1-

Amy Kokalarin përfituesen e një prej 5 bursave të qeverisë shqiptare për studimet në Kolegjin e Evropës në Tiranë, e cila mezi pret të kthehet në vendin e origjinës për të studiuar në ciklin e parë të studimeve master në Kolegjin e Evropës, Kampusin e Tiranës. Kështu ka njoftuar Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.

Postimi i saj:

- Advertisement -

Kënaqësi takimi me Amy Kokalarin përfituesen e një prej 5 bursave të qeverisë shqiptare për studimet në Kolegjin e Evropës në Tiranë, e cila mezi pret të kthehet në vendin e origjinës për të studiuar në ciklin e parë të studimeve master në Kolegjin e Evropës, Kampusin e Tiranës, me dëshirën që më pas të kontribuojë për zhvillimin e vendit, përmes njohurive të avancuara dhe përvojës në fushat e diplomacisë dhe integrimit evropian.

Amy është një vajzë e lindur në Itali, por e lidhur fort me vendin e origjinës dhe emrin e familjes së njohur Kokalari në Gjirokastër.

Diplomuar në “Studime Ndërkombëtare” (Bachelor) në Universitetin e Trentos me nota maksimale dhe bursë të plotë, Master në “Qeverisja Transnacionale” në Institutin Universitar Evropian të Firences, dhe në “Lidership për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Made in Italy” nga Fondacioni Itali-USA, ajo sot është një eksperte në diplomaci, teknologji, dhe proceset integruese në BE.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...