Amire Hoxha-Kosumi, arsimtarja nga Podujeva që kapi ditarin për herë të parë në vitin 2015

- Advertisement -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh ka vazhuar me prezantimin e mësimdhënësve të saj.

- paragrafi 1 -

Së fundmi ka prezantuar arsimtaren e Matematikës- Informatikës, Amire Hoxha-Kosumi, e cila punën në arsim e nisi në vitin 2015, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me arsimtaren e Matematikës- Informatikës Amire Hoxha – Kosumi

- Advertisement -

U lind në fshatin Pakashticë e epërme. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Podujevë.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Matematikë-Informatikë.

Punën në arsim e filloi në shtator të vitit 2015, në shkollën e fshatit Dyz, ndërsa që nga viti 2021 është pjesë e shkollës tonë.

Përveçse në shkollën tonë, profesionin e ushtron edhe në shkollën “Shaban Shala”, në Podujevë.

Gjithashtu, përveç punës edukativo-arsimore, vazhdon kontributin e saj edhe në aktivitete tjera, bashkë me nxënësit tanë!