Amina Nuraj publikon donacionet për fëmijët e Sanxhakut, mblidhen 1785 euro për çanta shkollore

- Advertisement5 -

Aktivistja Amina Nuraj ka bërë të ditur se janë mbledhur gjithsej 1785 euro në kuadër të një nisme humanitare për blerjen e çantave shkollore për fëmijët e Sanxhakut.

- paragrafi 1 -

Sipas postimit të saj, në këtë aksion kanë kontribuar disa donatorë, ndërsa ajo ka publikuar edhe shumat e dhuruara nga secili prej tyre.

- Advertisement - M1

“Një falënderim i sinqertë për të gjithë donatorët që kontribuuan financiarisht për blerjen e çantave shkollore për fëmijët e Sanxhakut”, ka shkruar Nuraj.

Ajo theksoi se humanizmi, solidariteti dhe dashuria për njëri-tjetrin janë vlera që i mbajnë njerëzit të bashkuar, duke shtuar se kjo nismë është vetëm fillimi.

Nuraj gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të kontribuojnë, që ta kontaktojnë përmes mesazheve private, në mënyrë që të bëhen pjesë e kësaj iniciative humane për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

- Advertisement - m2