E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Amina Nuraj jep lajmin e mirë: Fillon kursi falas për mësimin e gjuhës shqipe në Sanxhak

- Advertisement1-

Kryetarja e Zyrës të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, Amina Nuraj, ka njoftuar se nga dita e hënën fillon kursi falas për mësimin e gjuhës shqipe në Sanxhak, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të dashur vëllezër dhe motra,

shumë prej jush më shkruani privatisht në mesazhe në lidhje me kursin e gjuhës shqipe.

Kursin që e kemi online që nga nëntori, vendosëm ta organizojmë live në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar. Kemi një profesoreshen nga Mitrovica të martuar në Sanxhak, cila ka pranuar të mbajë mësime të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në Sanxhak, d.m.th. në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar.

Faleminderit shumë për mijëra mesazhet e mbështetjes që më keni dërguar. Kjo ishte ëndrra ime e fëmijërisë për të organizuar një mësim më të lehtë të gjuhës amtare për fëmijët e Sanxhakut dhe për ta bërë më të lehtë për secilin prej tyre në një farë mënyre, në mënyrë që ata të mos luftonin siç u mundova unë. Udhëtimi im nuk mbaron këtu, ky është vetëm një fillim i vogël per kombin tim.

Edhe pse pa ndihmën e dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me kolegët e mi do të luftojmë për të realizuar idealet tona për kombin tonë në Sanxhak.

Edhe pse jemi vetëm, dashuria për mëmëdheun është aq e madhe sa e kapërcen çdo frikë dhe rrezik.

- Advertisement -rrrrrrr

Nënë Shqipëri ty dhe kombit tim, fëmijërinë dhe gjithë jetën time ia kushtova.🇦🇱

Me respekt, kryetarja e zyrës KKSH në Novi Pazar, Amina Nuraj🇦🇱 🇦🇱

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....