E diel, 19 Janar, 2025

Amerikania lind binjakë për herë të tretë – 6 fëmijë për 5 vjet

- Advertisement1-

Një nënë në Shtetet e Bashkuara ka lindur binjakë për herë të tretë, që do të thotë se ka lindur gjashtë fëmijë për pesë vjet.


Jolene Mckee, 32 vjeçe, dhe burri i saj, Andrew, 33 vjeç, nga Nju Jorku tashmë kanë familje 8-anëtarëshe, pasi i mirëpritën binjakët Aiden dhe Jaiden, që tashmë kanë mbushur tre muaj jetë, shkruan Daily Mail

- Advertisement -

Çifti ka fëmijët Peyton dhe Paige, 5 vjeçe, Abigail dhe Andrew, 3 vjeç dhe Aiden e Jaiden, 3-muajsh. Të gjithë fëmijët janë binjakë joidentikë.

“Kurrë nuk e kam paramenduar veten me një familje të madhe. Kam menduar se do të kem një ose dy fëmijë, por është vërtet bekim që kam gjashtë fëmijë nga vetëm tri shtatzëni”, tha nëna e tyre.

“Kur mësova se isha shtatzënë me binjakë për herë të tretë, e pranova plotësisht se kjo është gjëja për të cilën qenkam caktuar”, shtoi ajo.

“Ndihem me shumë fat që i kemi të trija kombinimet: dy vajza binjake, një vajzë e një djal binjakë si dhe tash dy djem binjakë. Funksionoi në mënyrë të përsosur”, tha më tej nëna e veçantë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...