Amelja Toskaj, 11-vjeçarja nga Tirana: E dua pikturën dhe muzikën – shpresoj të bëhem një këngëtare e suksesshme

- Advertisement -

Intervistoi: Donat Maloku

- paragrafi 1 -

Është 11-vjeçare por ka disa talente. Merret me pikturë dhe mëson kanto. Kurt ë rritet thotë me bindje se dëshiron të bëhet një këngëtare e suksesshme, por shkollën dëshiron ta mbarojë për arkitekturë.

- Advertisement -

Fjala është për Amejla Toskaj nga Tirana, por me origjinë nga Tropoja. Ajo në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për aktivitetet e saj të deritanishme dhe sigurisht ëndrrat që synon t’i realizojë kur të rritet.

Kids of Kosova: Një prezantim, nga jeni, sa vjeçare, ku vijoni mësimet?

Amelja Toskaj:  Jam me origjinë nga Tropoja, por kam lindur dhe jetoj në Tiranë. Jam 11 vjeçare.  Mësimet i ndjeki në shkollën “Drita Pelinku”.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Mësoni kanto. A synoni të bëheni në të ardhmen këngëtare?

Amelja Toskaj: Po unë mësoj kanto, do të vazhdoj të merrem me muzikë dhe në të ardhmen shpresoj të bëhem një këngëtare e suksesshme.

120125342 2117599465051772 5261453103042995897 n

Kids of Kosova: Poashtu merreni edhe me pikturë. A synoni ta hapni një ekspozitë tuajën?

Amelja Toskaj: Përveç me muzikë merrem edhe me pikturë. Deri tani kam realizuar disa piktura dhe kam talent edhe në këtë fushë. Pasi të realizoj edhe disa piktura do ta shoh mundësinë dhe do të më pëlqente të hapja një ekspozitë ku do të shihej puna ime nga të gjithë.

124785764 640396663307215 350866917322754873 n

piktura11

124795646 876685609804058 7459677694275033908 n

Kids of Kosova: Më shumë e shihni veten si piktore apo këngëtare kur të rriteni?

Amelja Toskaj: Më pëlqejnë të dyjat, por më shumë e shoh vetën kur të rritem si muzikante. Por shkollën mendoj ta mbaroj për arkitekturë.

124759038 701051617499901 5259057533318412199 n

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshataret?

Amelja Toskaj: Mesazhi im  për bashkëmoshatarët e mi është: Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuaja, sepse me punë e me  vullnet arrihet gjithçka. (KidsofKosova).