Amela Elezi, nxënëse e klasës XII/10 në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, është shpallë nxënësja më e mirë e gjeneratës, duke u dalluar për rezultate të jashtëzakonshme në mësime dhe në fushën e shkencës, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjatë viteve të shkollimit, Amela ka arritur suksese të shumta në fizikë dhe kimi, duke fituar vende të para dhe të dyta në gara shtetërore dhe olimpiada.
Përkushtimi, serioziteti dhe dashuria e saj për shkencën bënë që ajo të përfaqësojë Kosovën në olimpiada europiane dhe botërore të fizikës në Gjeorgji, Francë, Suedi dhe Kolumbi.
Postimi i shkollës “Xhevdet Doda”:
AMELA ELEZI – Nxënësja më e mirë e gjeneratës
Amela Elezi, nxënëse e klasës XII/10 në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, u shpall me meritë nxënësja më e mirë e gjeneratës, duke u dalluar për rezultate të jashtëzakonshme në mësime dhe në fushën e shkencës.
Gjatë viteve të shkollimit, Amela ka arritur suksese të shumta në fizikë dhe kimi, duke fituar vende të para dhe të dyta në gara shtetërore dhe olimpiada. Përkushtimi, serioziteti dhe dashuria e saj për shkencën bënë që ajo të përfaqësojë Kosovën në olimpiada europiane dhe botërore të fizikës në Gjeorgji, Francë, Suedi dhe Kolumbi.
Disa nga të arriturat kryesore të saj janë:
FIZIKË DHE KIMI
* Vendi i Parë në Garat Shtetërore XXVII të Fizikës (2026)
* Vendi i Parë në Garën Eksperimentale të Fizikës (2026)
* Vendi i Parë në Olimpiadën IV Kosovare të Fizikës (2026)
* Vendi i Parë në Garat Komunale të Kimisë (2026)
* Vendi i Dytë në Olimpiadën e Kimisë (2026)
* Vendi i Parë në Garat Regjionale të Kimisë (2025)
* Vendi i Parë në Olimpiadën e Kimisë (2025)
* Vendi i Dytë në Garat Shtetërore të Fizikës (2025)
* Vendi i Dytë në Olimpiadën Kosovare të Fizikës (2025)
* Vendi i Dytë në Garat Shtetërore të Fizikës (2024)
PËRFAQËSIMI NDËRKOMBËTAR
* EuPhO 2024 – Kutaisi, Gjeorgji
* IPhO 2025 – Paris, Francë
* EuPhO 2026 – Gothenburg, Suedi
* IPhO 2026 – Bucaramanga, Kolumbi
Amela Elezi mbetet shembull frymëzimi për të rinjtë, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe talenti sjellin sukses të madh. Urime Amela dhe suksese të pafundme në rrugëtimin tënd!