Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

- Advertisement -

Shkolla ” Emin Duraku” në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i pastër dhe tejet i bukur brenda shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi:

- Advertisement -

NJË MJEDIS SHKOLLOR I KËNDSHËM DHE I PASTËR

Në hapësirat e shkollës sonë, një rëndësi e veçantë i kushtohet mbjelljes së bimëve dekorative.

Ato mbushin me ngjyra, gjallëri dhe aromë të këndshme korridoret e një vendi në të cilin nxënësit kalojnë pjesën dërrmuese të ditëve të vitit.

- Advertisement -

Në mënyrë që gjatë tërë vitit të mbeten të freskëta, një grup nxënësish merren me ujitjen e tyre me ujë dhe vitamina të posaçme ushqyese.

Në këtë mënyrë ata përmbushin kompetencat që i shndërrojnë ata në qytetarë të përgjegjshëm dhe kontribues të vyeshëm në shoqëri.