E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala operohet me sukses, i rikthehet punës

- Advertisement1-

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala i është rikthyer punës pas largimit dhe izolimit 7 mujor nga misioni dhe aktivitetet e saja publike si shkak i operimit të rëndë, të cilit i është nënshtruar në muajin mars të këtij viti për përmirësimin e shëndetit të saj fizik, saktësisht përmirësimin në ecje, problem me të cilin përballej që nga fëmijëria.

Operimi i kryer nga prof. dr. Florin Ramadani në Spitalin Amerikan në Kosovë, e që ishte i 9-ti me radhë për Ambasadoren Shala, rezultoj me suksesin më të madh të mundshëm duke ia mundësuar tashmë ecjen që ajo vet e kishte ëndërruar me dekada.

- Advertisement -

Në postimin e saj zyrtar në facebook Shala tregon përjetimet e saj të vështira këto 7 muaj duke i falënderuar të gjithë ata që i qëndruan afër e kujdesen për të, e në vecanti dr. Florin Ramadanin dhe stafit e Spitalit Amerikan.

Nga nesër e tutje Ambasadorja Shala do të zhvilloj takimet e para me institucionet nderkombëtare e ato të Kosovës për të vazhduar punën aty ku e kishte lënë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...